Urim Isma

I lindur më 05.07.1994 në Rahovec. Shkollimin fillor e përfundoi në shkollën fillore “Ardhmëria”, ndërsa të mesmen në drejtimin natyror e kreu pranë shkollës së mesme “Xhelal Hajda – Toni” në Rahovec.

Gjatë kësaj periudhe mori pjesë në manifestime të shumëta shkollore.

Pas përfundimit me sukses të shkollës së mesme dhe arritjeve të larta në testin vlerësues, ai u motivua që të vazhdojë edhe më tej rrugën e dijes.

Kështu, regjistroi drejtimin e Orientalistikës dhe një vit më vonë edhe drejtimin e Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Tani vazhdon me studime të nivelit bachelor në drejtimet e lartëpërmendura.