Skulptori boshnjak gdhend në laps dhimbjen e Ajlanit të vogël

Ai ishte vetëm një fëmijë dhe nuk ishte shkaktar i luftës. Ky punim mbase nuk i ndihmon atij fare, por të paktën mund t’u tregojë të tjerëve se sa e keqe është lufta, tha Xhorxhevic

TUZËLL (AA) – Skulptori Jasenko Xhorxheviç nga qyteti i Tuzllës në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) i cili njihet për figurat që i përpunon në laps, ka gravuar në laps kufomën e Ajlan Kurdit, fëmija që u shfaq në breg të detit, në mënyrë që të tërheq vëmendjen drejt dramave njerëzore në rajone të ndryshme të botës, me theks të veçantë në Siri.

Xhorxheviç, i cili bën mikropunime përmes formave dhe figurave duke e gdhendur lapsin, artin e skulpturave me laps që e ka filluar para gjashtë viteve e përdorur edhe për vetëdijësim shoqëror.

Në mënyrë që të mos përjetohet edhe njëherë pamja e dhimbshme e Ajlanit të vogël të cilin valët e detit e sollën në brigje si rezultat i përmbytjes së varkës në të cilën kishte hipur së bashku me të ëmën dhe vëllain për të ikur nga lufta në Siri, figura e tij qëndron e përfaqur në majen e lapsit të Xhorxheviçit.

Xhorxheviç, i cili lapsin si mjet për të krijuar vepra artisitke e ka shndërruar në vepër artistike, ka zhvilluar bisedë me gazetarin e Anadolu Agency (AA) në lidhje me veprën që ka përpunuar në kujtim të Ajlan Kurdit dhe në lidhje me artin e tij.

Duke treguar se është pikëlluar dhe prekur shumë kur e ka parë gjendjen e Ajlanit të pajetë në bregdet, Xhorxheviq tha: “Ai ishte vetëm një fëmijë dhe nuk ishte shkaktar i luftës. Ky punim mbase nuk i ndihmon atij fare, por të paktën mund t’u tregojë të tjerëve se sa e keqe është lufta”.

Ai vuri në pah se përmes veprës së punuar dëshiron të tërheq vëmendje jo vetëm drejt së keqes së luftës në Siri, por edhe luftërave dhe dhimbjeve edhe në Afganistan, Irak dhe shtetet e tjera. Sipas tij, përmes artit është e mundur të ndryshohen gjërat.

Duke rrëfyer se e ka përjetuar luftën në Bosnjë e Hercegovinë si një fëmijë dhe e ka parë anën e vështirë të luftës, Xhorxheviç tha se vepra që ka bërë për Ajlan Kurdin është shfaqur në një organizatë për të drejtat e njeriut që zhvillon veprimtari në Norvegji.

“Në laps bëj çdo figurë që mund të bëhet”

Për Xhorxheviçin, i cili kohën më të madhe ia kushton artit të tij, kjo punë është e mundimshme, por edhe gjithaq zbavitëse. Ai rrëfen se puna e tij është shumë sensitive për shkak se punon në laps. Sipas tij, gjatë përpunimit të ndonjë simboli apo figure me laps, rëndësi të madhe ka gjendja shpirtërore e qetë.

Ai thotë se i duhen dhjetë orë pa ndërprerje për ta përvijuar një figurë. “Fillimisht nxjerr figurën kryesore. Më pastaj punoj për dy ditë të tjera për detalet. Para meje mbaj një fotografi të madhe të figurës që nis ta përpunoj, pra, punoj duke shikuar atë”, thotë skulptori nga Tuzlla.

Siç tha Xhorxheviç, mbi laps mund të bëjë çdo figurë që mund të bëhet, ndërsa deri më tani ka arritur të realizojë mbi 200 vepra artistike, duke treguar se madje ka përpunuar edhe veprat e artistëve me famë botërore, siç është Mikelanxhelo.

Në vijim ai tha se është duke punuar mbi një projekt të ri.

“Aktualisht jam duke punuar në lidhje me periudhën e Mbretërisë së Bosnjës. Ekzistojnë shumë libra historike në lidhje me atë periudhë, por nuk ekziston asnjë vepër arti në lidhje me jetesën dhe simbolet. Jam duke menduar të përpunoj në lapsa 20 deri 30 punime të figurave dhe simboleve të periudhës në fjalë dhe t’i përmbledh të gjitha në një libër. Përmes këtyre veprave dua ta shfaq gjendjen e Bosnjës së atëhershme”, tha skulptori Xhorxheviç.