Shqipëria në gjendje alarmante, temperaturat e ulëta kalojnë pritshmëritë

Ky mot i ftohtë prej kohësh nuk e kishte “mbërthyer” Shqipërinë, por rezulton të jetë edhe më i paparashikueshëm.

Kjo referuar temperaturave minimale, të cilat duket se kanë dalë jashtë çdo parashikimi. Ka qenë shefi i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi që gjatë mbledhjes së Zyrës Operacion-ale të thirrur nga Kryeministri Edi Rama, bëri të ditur që edhe ai vetë e cilësoi të papritur.

Premçi tha se temperatura minimale sot në Shqipëri është shënuar -29 gradë celsius në Vermosh, çka rezulton të jetë jashtë çdo parashikimi.Kjo pasi meteorologët dhe parashikimet e bëra kanë treguar se temperatura minimale në Shqipëri duhet të shënonte -20 gradë celsius.