Shkup, organizohet programi tradicional i synetit

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, duke theksuar se është organizuar një eveniment shumë i rëndësishëm në shtetin vëlla dhe mik Maqedoni, tha se është kënaqësi t’i bësh të lumtur jetimët

SHKUP (AA) – Në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup u organizua programi tradicional i synetit. Në Kurshumli An u organizua manifestimi i synetit të 400 fëmijëve nevojtarë dhe jetimë nën organizim të Shoqatës Humanitare El-Hilal, Komuna e Bursës dhe Komuna e Çairit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tülin Erkal Kara, në fjalimin e saj të rastit, duke theksuar se është organizuar një eveniment shumë i rëndësishëm në shtetin vëlla dhe mik Maqedoni, tha se është kënaqësi t’i bësh të lumtur jetimët.

Ndërsa zëvendës kryetari i Komunës së Bursës, Abdülkadir Karlık, tha se si komunë i japin një rëndësi të veçantë Maqedonisë.

Ai duke treguar se çdo dy familje në Bursë është me origjinë nga Ballkani, tha se “Ne kemi lidhje historike dhe kulturore me vëllezërit tonë në Shkup dhe Maqedoni. Kemi lidhje familjare. Kemi lidhje fqinjësore, vazhdojmë ti zhvillojmë këto marrëdhënie. Kryejmë këto projekte që të kemi marrëdhënie sa më të mira me Maqedoninë, vendin mik dhe vëlla.”

Kryetari i Shoqatës Humanitare El-Hilal, Behixhudin Shehabi, rikujtoi se këtë vit kanë kryer synetimin e 400 fëmijëve.

Ai duke theksuar se i kanë veshur fëmijët me veshjet tradicionale, i falënderoj zyrtarët e Komunës së Bursës për mbështetjen e ofruar.

Në kuadër të programit u lexua Kur’an-i Kerim, shfaqje të valleve popullore si dhe u shpërndanë dhurata të ndryshme për fëmijët.