Sa të mirat na i sjell Allahu, për shkak të lëmoshave tona!

Një tregim i bukur
Një njeri po e kullote një dele të cilën e kishte blerë. Një ditë, delja iku nga pronari. Ai filloi ta ndiqte, gjersa delja hyri në shtëpinë e disa bonjakëve të varfër. Nëna e bonjakëve çdo ditë priste te dera ndonjë lëmosh që i sillte dikush dhe e merrte. Fqinjët e kësaj familje ishin të mësuar me këtë ndihmë që i bënin kësaj familje. Kur delja hyri në shtëpinë e bonjakëve, doli nëna e tyre dhe po shikon. Atëherë arriti edhe Ebu Muhamedi ( pronari i deles), i lodhur nga kërkimi i deles. Ebu Muhamedi ishte edhe fëqiu i kësaj familje. Gruaja mendoi se Ebu Muhamedi i kishte dhuruar lëmosh delen për bonjakët dhe i tha. Allahu ta pranoftë këtë lëmosh o Ebu Muhamed. Ajo mendonte se ky njeri ia kishte sjell lëmosh, e nuk e dinte se ajo pa dashjen e tij ka hyrë në shtëpinë e tyre. Nuk kishte çka të bëjë Ebu Muhamdi, përveçse ti thotë Allahu e pranoftë prej neve dhe na fal për moskujdesin e duhur ndaj jush !!!!. Ebu Muhamedi u kthye kah Kibla dhe tha o Zot pranoje prej meje këtë.
Në ditën e dytë në mëngjes, Ebu Muhamedi doli në treg për ta blerë një dele, pasi që kishte mbet pa të. E pa një qerre e cila ishte e mbushur me dele dhe u afrua që ta blej delen më të majme që e kishte në atë qerre. Ebu Muhamedi e pyeti për çmim. Shitësi i tha zgjidhe cilën ta duash se nuk është problem për çmim. Ebu Muhamedi e mori një dele të majme që e zgjodhi për ta blerë. Shitësi i tha: Kjo dele për ty është falas. Sepse, Allahu më ka furnizuar në këtë vit me shumë dele dhe i jam zotuar Zotit se nëse më jep dele shumë në këtë vit, i pari i cili vjen të blej dele në treg, do të ja jap falas dhe dhuratë, dhe ky ishte fati i juaj.
Mendo:
Kështu është tregtia me Allahun tënd.
Sa të mirat na i sjell Allahu, për shkak të lëmoshave tona!
Përktheu
Hoxhë: Shaban Murati