Ruaju nga rreziku bashkëkohor-dyfytyrësia!

Zakonisht njerëzit e lig dhe të paqëndrueshëm janë dyfytyrësha.
Dyfytyrëshi disave ju paraqitet me një fytyrë dhe disave me fytyrë tjetër për të realizuar qëllimet e tij.
Kështu ka qenë në të kaluarën, ndërsa sot disa njerëz janë me më shumë fytyra dhe paraqiten me to para tjerve si deshirojnë ata.
Besimtari duhet të ketë kujdes, të ruhet nga dyfytyrësia sepse e humb veten në këtë botë dhe denohet në botën tjetër.
Pejgamberi(alejhi selam) ka thënë: “Ai që në këtë botë ka dy fytyra, në Ditën e Gjykimit do të ketë dy gjuhë prej zjarri” (Ebu Davudi).
Allahu na ruajtë nga dyfytyrësia dhe shumëfytyrësia.

Hoxhë Fadil Musliu