RRËFIMI I MBRETIT ME ZDRUKTHËTARIN

Mbreti vendosi që zdrukthëtarin duhet dënuar me vdekje. Kur i shkoi më vonë lajmi zdrukthëtarit nga frika e madhe nuk e zinte gjumi tanë natën. Gruaja e tij i tha: ‘O burri im, fli sikurse netët e tjera, sepse Allahu është Një dhe dyert e mëshirës dhe shpresës tek Allahu janë të shumta!’

Këto fjalë sadopak ia qetësuan zemrën, i mbylli sytë dhe nuk i doli gjumi vetëm se atëherë kur e dëgjoi një zë që bërtiste prej jashtë dhe i trokitën në derë. Ishin ushtarët që kishin ardhur ta takojnë për një çështje të rëndësishme. Në ato momente zdrukthëtarit fytyra iu zverdh dhe e shikoi gruan e tij i mërzitur dhe me pikëllim dhe në vete thoshte pse e dëgjova gruan, duhej të iki sa më larg dhe të shpëtoj nga dënimi me vdekje!

Shkoi te dera dhe e hapi me dy duart e tij që i dridheshin dhe i shtriu para ushtarëve që t’ia prangosin, mirëpo njëri prej ushtarëve i habitur i tha: ‘Mbreti ndërroi jetë dhe erdhëm që të kërkojmë prej teje ta punosh arkivolin për mbretin!’

Zdrukthëtari u gëzua, fytyra filloi t’i ndriçon dhe shikoi ka gruaja e tij dhe ajo u buzëqesh dhe i tha: ‘O burri im, fli sikurse netët e tjera sepse Allahu është Një kurse dyert e mëshirës dhe shpresës tek Allahu janë të shumta!’

Pra robin mundet ta brengosin shumë gjëra dhe të frikohet për jetën e tij, mirëpo Allahu është Ai që e posedon caktimin dhe vendos se çfarë do të ndodhë!

Kush krenohet me pozitën e tij, le ta rikujton Faraonin.

Kush krenohet me pasurinë e tij, le ta rikujton Karunin.

Kush krenohet me prejardhjen e tij, le ta rikujton Ebu Lehebin.

Krenaria e vetme dhe reale i takon Allahut të Vetmit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU