Plotësoni nevojat për hekur me këto ushqime

Përmes ushqimit në organizëm futen rreth 10 deri në 30 miligramë hekur në ditë. Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë, kungull, bizelja, fiku, etj. Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur ose 5­10%.

Tek personat të cilët kanë mungesë të hekurit në organizëm absorbohet rreth 30% e hekurit nga ushqimi. Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit.

Shenjat tek njerëzit të cilët kanë mungesë të hekurit shfaqen ngadalë, mundimet fillojnë gjatë ngarkesave, paraqitet mundim, plogështi, frymëmarrje e vështirësuar, rrahje e zemrës, dhimbje koke, përtypje e vështirësuar. Në dukje të parë vërehet një zverdhje e lëkurës dhe mukozës, flokët janë të thata, të thyeshme dhe lehtë bien, shkruan “Zëri”

Pothuajse secili person që ka mungesë të hekurit ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike. Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes injeksioneve. Në format e rënda duhet të bëhet edhe transfuzioni i eritrociteve të koncentruara.

Sigurisht, më i mirë është shërimi i shkaktarit të anemisë. Preparatet e hekurit tek disa njerëz mund të shkaktojnë dhimbje në bark, mundime, vjellje, diarre dhe kapsllëk.

Anemia

Pothuajse secili person që ka mungesë të hekurit ka mungesë edhe të vitaminës A, që mund ta përkeqësojë gjendjen anemike. Shërimi nga pasojat e mungesës së hekurit qëndron në marrjen e preparateve perorale të hekurit ose përmes injeksioneve.

Burimet

Burimet më të pasura të hekurit janë këto: mishi, mëlçia, vezët, mishi i pulës, peshku, soja, tërshërë, kungull, bizelja, fiku, etj. Personat e shëndoshë, pa simptoma të mungesës, absorbojnë nga 0.5 deri në 1 mg hekur ose 5­10%.

Pasojat

Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë si pasojë e rritjes së shtuar të tij (gjakderdhjet kronike, të vogla nga trakti tretës, ulcera, herniet, tumoret e traktit digjestiv, gjakderdhjet menstruale), absorbimi i dobët, rritja e nevojave për hekur (puberteti, shtatzënia) dhe mosmarrja e mjaftueshme me anë të ushqimit. /Zëri/