Në cilat ushqime gjenden vitaminat kryesore për organizmin?

Nëse mendoni se vitaminat mund t’i merrni pa rekomandimin e mjekut, gaboni, por shpesh herë është dhe më e komplikuar se kaq.

Hulumtimet shkencore ndër vite kanë treguar se shumë vitamina mund të shmangen, pasi marrja e tyre shoqërohen me jo pak efekte anësore.

Më poshtë do të lexoni të gjitha vitaminat të cila fare mirë mund të zëvendësohen me ushqime. .

1. Multivitaminat – ndiqni një dietë të ekuilibruar

Për dekada me radhë, ishte menduar se multivitaminat ishin të rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm. Vitamina C për të “forcuar sistemin imunitar,” vitaminë A për të mbrojtur shikimin tuaj, Vitamina B për t’ju fuqizuar.

Jo vetëm që këto vitamina mund të merren nga ushqimet që ju hani, por studimet tregojnë se marrja e pilulave mund të shkaktojë dëme në organizëm.

Antioksidantët: Zëvendësojini me manaferra

Trajtimi me beta karoten, vitaminë A dhe vitaminë E mund të rrisin vdekshmërinë dhe marrja e antioksidantëve lidhet me rrezikun e kancerit.

Vitaminat A, C dhe E janë antioksidantë të fuqishëm dhe për fat të mirë gjenden me shumicë në fruta të ndryshme.

3. Vitamina C – portokall, limon, speca, dredhëza, etj.

Mbidozat e vitaminës C mbi 2.000 miligramë mund të rrisin rrezikun e gurëve në veshka.

4. Vitamina B3: Hani salmon, ton, ose panxhar

Për vite të tëra, Vitamina B3 u promovua se trajtonte sëmundjet mendore dhe ato të zemrës, por studimet e fundit bëjnë thirrje që kjo vitamine të merret nëpërmjet ushqimeve.

5. Vitamina E: Gjendet me shumicë në gjethet e spinaqit, arrat dhe bajamet

Vitamina E është një antioksidant i fuqishëm, por deri sa shumë perime janë të pasura me këtë vitaminë përse të zgjidhni pilulat përpara ushqimit.