KUR PËR TY KONSIDEROHET E META E METË ?!

Nuk është e metë që njerëzit të flasin kundër teje, por e metë është që ti të ndikohesh nga fjalët e tyre!!

Nuk është e metë që ta keqkuptosh mendimin e të tjetrit, por e metë është të kesh mendim të keq për të!!

Nuk është e metë të shohësh lot në sytë e një të brengosuri, por e metë është që mos t’ia fshish ato, po qoftë ajo edhe me një buzëqeshje!!

Nuk është e metë që ndokush të vjen tek ti dhe të kërkon ta këshillosh, por e metë është që ta refuzosh!!

Nuk është e metë të ndjesh dhembje nga plaga, por e metë është që ajo dhembje të zgjasë!!

Nuk është e metë të pësosh humbje, por e metë është që të dorëzohesh!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU