KRYQI PREJ ARIT SHKAK I UDHËZIMIT

Djalosh i ri. Me edukatë të lartë. Prindërit i premtuan se nëse do të arrinte suksese në mësime, do t’ia mundësonin një udhëtim jashtë vendit. E, siç e paramendojnë të rinjtë, bota perëndimore është parajsa, andaj, mundësimin e një vizite në të, e marrin për shpërblim të madh. Arriti suksese ndërsa prindërit e mbajtën fjalën. Ia aranzhuan një udhëtim. Shkoi dhe qëndroi për ditë të tëra. U argëtua shumë. Mbeti nga vizita vetëm edhe një ditë, e cila, si për inat, kalonte shumë shpejt. Në fakt, siç edhe e kanë traditë, në natën e fundit organizojnë mbrëmjen e lamtumirës. Pas perëndimit të diellit, filloi festa. Ahengu ishte përplot me njerëz. Muzikë, pije, vallëzim…Pas pak, organizatori na njofton se sonte do të bëhet edhe përzgjedhja e djaloshit të mbrëmjes. Isha i habitur por nuk prisja se i përzgjedhuri do të isha unë. “Pse të më përzgjedhin kur unë jam mysliman ndërsa këtu ka shumë të tjerë të krishterë?” – pyesja me habi veten. Organizatori më ftoi që të dilja para të mysafirëve ndërsa në qafë ma vendosi një kryq të arit. U shtanga. Për një çast mu kujtua babai dhe namazi i tij, nëna dhe lutjet e saja, mu kujtua i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam] ndërsa e imagjinoja sikur të jetë në prani timen. Ndjeva një turp të madh. E hodha kryqin për toke dhe vrapova tek një pjesë e ambientit ku mbahej ahengu e cila ishte pak më e lartë dhe thirra me zë të lartë: Allahu ekber! Allahu ekber! Eshhedu en la ilahe il-la Allah! Eshhedu enne Muhammeden Resululah! Allahu është më i Madhi! Allahu është më i Madhi! Dëshmoj se nuk ka zot përveç Allahut! Dëshmoj se Muhammedi është i Dërguari i Allahut!

U ktheva në vendin tim si një njeri krejtësisht tjetër. Nuk jam më ai i llastuari që vrapon pas epsheve. E falënderova shumë Allahun, Atë që ngjall zemrat me besim pas vdekjes së tyre!

 

Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=13031&pgtyp=66

Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI