Kosovari më i fuqishëm në botë: Zgjohem në orën 5 për të falur namazin e sabahut (VIDEO)

Si duket dita e Bujar Mulit, shqiptarit më të fuqishëm, i cili ka marrë edhe epitetin “Herkuli Shqiptar”?
“Zgjohem ora 5 e gjysmë të mëngjesit sepse fali namazin e mëngjesit. Unë praktikojë namazin 5 herë në ditë. Ha vetëm mish, deri 5 kile në ditë dhe pi 8 litra koka kolë”, ka thënë Muli, i cili ishte mysafir në emisionin “Top Show”.

Ai përmes llogarisë së tij në Facebook tregon se është një besimtar që fal namazet por merret edhe me këtë sport të rëndë.

Ai ushtron vazhdimisht, kurse ëndërr ka që një ditë të jetë njeriu më i fuqishëm në botë. Një pjesë të deklaratës së tij në Top Show mund ta shokoni më poshtë.