Falën namazin për 40 ditë rresht në xhami, ja dhuratat që morrën fëmijët në Stamboll …

Fëmijët në Stamboll morrën biçikleta për shkak të pjesëmarrjes në namazin e mëngjesit në xhami, për 40 ditë rresht.

Ata morën shpërblimin në Xhaminë e Sulltan Selimit, në lagjen Fatih të Stambollit. Ideja ishte që fëmijët të bëheshin të rregullt në faljen e namazit të mëngjesit me xhemat (në kongregacion), që është virtyt i madh dhe që inkurajohet në Islam.

Shumë nëna do t’i shoqëronin fëmijët e tyre në xhami, për t’i inkurajuar ata në faljen e namazit. Oborri i xhamisë ishte i mbushur me biçikleta dhe kishte një atmosferë festive me rastin e shpërndarjes së tyre. /tesheshi.com/