Etiopi, restaurohet xhamia e parë e ndërtuar nga shokët e profetit Muhammed

Restaurimi i xhamisë antike në Al-Nexhashi të Etiopisë është shumë pranë përfundimit, thonë kompetentët të përfshirë në projektitn të financuar nga Turqia.

Gjatë tre viteve të fundit, ky lokacion i cili ka qenë prej destinacioneve kryesore turistike në Etiopi i është nënshtruar një resturimi të cilin e ka financuar Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim, TIKA.

“Pritet që i tërë procesi i restaurimit të përfundojë brenda vitit 2017. Xhamia dhe varret e 15 shokëve të profetit Muhammed janë në fazën përfundimtare të restaurimit. Po ndërtohet dhe një kuzhinë brenda xhamisë (për skamnorët)”, deklaroi për Anadolu Agency (AA) koordinatori i TIKA-s për Etiopi, Fazil Akın Erdogan.

“Në kompleksin e xhamisë janë instaluar dy rezervuare të ujit. Në disa vende këmi përdorur arkitekturën osmane”, tha më tej ai.

E vendosur në qytetin Wukro, 790 kilometra nga kryeqyteti i Etipoisë, Addis Abeba, “Al Nexhashi” thuhet të jetë xhamia e parë e ndërtuar në Etiopi.

Ajo është ndërtuar nga shokët e profetit Muhammed të cilët u detyruan të braktisin qytetin e Mekkës nga shkaku i persekutimit që ju bë atyre nga fisi Kurejsh.

Xhamia mban emrin e mbretit të krishterë etiopian Ahmed Nexhashi i cili strehoi refugjatët muslimanë.

“Xhamia tërheq dhjetëra mijëra vizitorë në vit nga vendi por edhe nga jashtë”, deklaroi për AA, imami i xhamisë Sheikh Mohammed Ibrahim.

Ai tha se njëri nga kontributet e TIKA-s është edhe zgjidhja e problemit me ujë.

“Turqia na bëri me puse të ujit për çka tani i gëzohemi ujit nga çezma të cilin e përdorim për të pirë dhe larë me te”, tha Ibrahim.

Ndërkohë etiopiani Getachew Berhe, i përfshirë në punët ndërtimore, u shpreh i entuziazmuar nga projekti për restaurimin e kompleksit.

“Ky është një projekt të cilin e mbaj për zemre. Kam studiuar inxhinierinë e ndërtimit në Turqi dhe pasi mbarova studimet u ktheva për të punuar me TIKA-n”, tha për AA etiopiani Getachew Yimer.