Hoxhë Dr. Sadat Rrustemi

Hoxhë Sadati vie nga fshati Banullë komuna e Lipjanit,ka lindur me 28-04-1971,rrjedhë nga një familje autoritative dhe fetare. Gjyshi nga babai ishte me njohuri fetare dhe luante rolin e hoxhës në mungesë të tij,kurse gjyshi nga nëna ishte hoxhë me autoritet-mulla Salih Hajr Bytyqi –Allahu e mëshiroftë nga fshati Sllovi-Lipjan. Shkollën fillore e kreu në […]



Hoxhë Ekrem Avdiu

Hoxha jonë i nderuar Ekrem Avdiu, u lind me 18 Korrik të vitit 1971 në qytetin e Mitrovicës. Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, iu drejtua Medresesë ‘Alaudin’ në Prishtinë për të marrë bazat kryesore të fesë Islame, e për të qenë pastaj kjo një shtytje për të vazhduar studimet e më tejme. Mendjeprehtësia, me […]



Hoxhë : Muhamed Dërmaku

Muhamed Dërmaku: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Kosova nga një familje me traditë fetare. Tre vite e para i kreu në Institutin El Fet-h në Damask ku më pas e vazhdoi vitin e katërt në Universitetin e Az-harit në të cili edhe u diplomua në degën e Sheriatit. Është i shquar me afërsinë, […]



Hoxhë : Ferid Selimi

Ferid Selimi: Është hoxhë i nderuar me prejardhje nga Maqedonia. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik në Medine – Dega e Sheriatit. Ai shquhet për palodhshmërinë e tij në thirrjen e njerëzve në rrugë të Allahut përmes ligjëratave dhe hutbeve të ndryshme. Ai është i njohur për modestinë dhe afërsinë me njerëzit e që i […]



Hoxhë Ismail Bardhoshi

Hoxhë Ismail Bardhoshi u lind më 1 tetor të vitit 1977 në Librazhd, pjesë e prefekturës së Elbasanit. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, kurse për dallim prej kolegëve të tij, studimet në botën arabe i filloi shumë herët duke marrë rrugën për Damask të Sirisë për t`a përfunduar shkollën e mesme. Pas përfundimit të […]



Hoxhë Alaudin Abazi

Hoxha jonë Alaudin Abazi u lind në fshatin Azizije (ish Milloshevë) të komunës së Kastriotit. Pasi e përfundoi shkollën fillore në fshat, morri rrugën drejt medresesë ‘Alaudin’ në Prishtinë për ta vazhduar shkollimin e mesëm të cilin e përfundoi në vitin 1995. Më pas i vazhdoi studimet në institutin e gjuhës në Universitetin Imam Muhamed […]



Hoxhë Ulvi Fejzullahu

Ulvi Fejzullahu: Është një ndër hoxhallarët e mirënjohur në Luginën e Preshevës. Fakultetin e përfundoi në Universitetin Islamik të Medinës – Dega e Sheriatit. Shquhet me angazhimin e tij në thirrjen islame përmes medieve qofshin ato të shkruara apo televizive po edhe përmes internetit. Ai është Imam në xhaminë qendrore në Bujanoc – Jug të […]



Hoxhë Adnan Pallqa

Une jam Adnan Pallqa, jam lindur me 24.05.1978 ne Rahovec, shkollen fillore e kam perfunduar ne Rahovec. Medresene e mesme Alauddin ne Prishtine 1992-1996. Vitin shkollor 1996-1997 kam perfunduar kursin e gjuhes turke ne Istanbull. Vitin shkollor 1997-1998 kam perfunduar institutin e gjuhes arabe ne Tripoli te Libise. Vitin shkollor 1997-1998 kam perfunduar institutin e gjuhes […]



Hoxhë Sabit Gashi

Sabit Halil Gashi i lindur ne Suhareke me 24.12. 1979. Shkollen fillore e perfundoje ne shkollen 7 marsi ne Suharek ndërsa te mesmen ne Medresen e mesme Alaudin paralelja e ndare ne Prizren ne vitin shkollor 1994-1998. Fakultetin e përfundojë me sukses në Arabin Saudite në Universitetin Islamik te Medines,dega e Daves nga viti 1999-2005, […]



Hoxhë Emin Ademaj

Emin Ademaj: Është hoxhë i nderuar nga Kosova. Ai përfundoi studimet në fakultetin e Sheriatit në Universitetin Islamik në Medinën e Ndershme. Ai i vijon studimet e magjistraturës në universitetin e Jinanit në Tripolin lindor – Liban. Ai shquhet për modestinë dhe angazhimin e tij në thirrjen islame përmes përkthimeve, ligjëratave dhe punës së tij […]