Ai që ka borxhe, a duhet të kryejë haxhin?

Pyetje: Ai që ka borxhe, a duhet të kryejë haxhin?

Përgjigje: Nëse njeriu ka aq borxhe, saqë ia mbulojnë gjithë pasurinë, atëherë nuk e ka obligim haxhin.

Sepse Allahu, subhanehu ue teala, e ka bërë haxhin obligim për atë që ka mundësi, ka thënë: “Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo”. (Alu Imran 97).

Pra, ai i cili ka aq borxh saqë ia mbulon tërë pasurinë, nuk llogaritet i mundshëm për Haxh. Ai e ka obligim t’i lajë borxhet, e më vonë nëse i mundësohet le ta kryejë haxhin.

Por, nëse borxhi është më pak sesa posedon ky, ashtu që t’i mbetet një sasi për ta kryer haxhin pasiqë të kthejë borxhin.

Në këtë rast e kthen borxhin dhe mund të bëjë haxhin, qoftë ai haxh farz apo vullnetar.

Porse për farzin duhet të nxtitojë që ta kryejë, ndërsa haxh vullnetar nëse do bën, nëse do nuk bën dhe nuk ka mëkat.

përktheu: Omer Berisha