A jemi të gjithë te këqij?

Të gjithë. Dikush më pak, dikush më shumë. Por të gjithë.
Në qoftë se ne e dimë se sëmundjet dhe e liga në botë janë pasojë e mëkateve të njerëzimit, është e nevojshme që vazhdimisht të thërrasim dhe të lutemi: O Zot, ji i mëshirshëm me ne! Na çliro nga e keqja! Na i fal të gjitha mëkatet tona, na i shëro të gjitha plagët tonë dhe në shpëto nga e liga dhe keqja e kësaj kohe!
Si besimtarë vetëm flasin, shumë flasim, por veprojmë pak ndërsa e keqja po përhapet nëpër botë, njerëzit verbërisht si robotë i ndjekin ligjet, heshtin dhe asgjë nuk ndërmarrin dhe kjo nuk ka fare lidhje me përulësinë. Ajo është traditë dhe nuk është e vërteta, sepse ne, si besimtarë duhet të veprojmë, të jemi proaktivë në jetë, të veprojmë edhe jashtë shtëpive tona nëse dikush tashmë mund të quajë shtëpinë e tij të veten, sepse kështu si ka filluar askush nuk do të ketë siguri as në shtëpinë e tij.
Albert Einstein do të thoshte: “Bota është vend i rrezikshëm për jetën jo për shkak të njerëzve që bëjnë keq, por për shkak të njerëzve që ulen dhe lejojnë që ajo të ndodhë”. Ose siç thotë Johann Nestroy: “Ka shumë pak njerëz të këqij, megjithatë ndodhin gjithë ato të këqija në botë; pjesa më e madhe e atyre të këqijave bie mbi barrën e shumicës së njerëzve të mirë, të cilët nuk janë asgjë tjetër vetëm se njerëz të mirë.”
Aktori kryesor në filmin “I Am Legend” citon fjalinë me të cilën padyshim tregon për polarizimin ideologjik të botës, duke theksuar domosdoshmërinë e pengimit të së keqes me një të mirë:
“Njerëzit e këqij në përpjekjet e tyre që botën të shndërrojnë në një vend më të keq për jetën nuk kanë as edhe një ditë të vetme të lirë! Përse unë ta kem atë?!”
Sociologet kaherë kanë pohuar se dy deri pesë për qind e popullsisë së një grupi global shoqëror; kombi, klase, partie apo konfesioni janë forca lëvizëse të ndryshimeve të mëdha sociale, të tilla si reformat dhe luftërat. Kjo përqindje e popullsisë së angazhuar janë bartës të ndërgjegjes kolektive dhe mbrojtësit e ideve dhe aksioneve, pasuesit e flaktë, luftëtarët, anëtarët aktivë të partive dhe lëvizjeve fetare. Ata janë spiritus movens (shpirti lëvizës) i atij grupi. Të gjithë të tjerët nëntëdhjetë e pesë (deri më nëntëdhjetë e tetë) për qind e popullsisë të të njëjtit grup janë kryesisht të heshtur, dëshmitarë pasivë, masë amorfe, pjesëmarrës pa identitet, numra- dhe për shkak të gjitha këtyre shpesh edhe viktima të ndryshimeve të përmendura shoqërore.